Politike

Berisha: I bëj thirrje popullit opozitar të ngrihemi një minutë e më parë kundër këtij regjimi

Sipas tij, kjo qeveri po vazhdon qeverisjen me krimin, drogën dhe vjedhjen. 

12 Tetor 2023, 17:06 Nga I.A
Berisha: I bëj thirrje popullit opozitar të ngrihemi një
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje popullit shqiptarë të ngrihet në protesta. Pas përfundimit të seancës plenare, Berisha ka theksuar se populli duhet që të ngrihet një minutë e më parë kundër këtij regjimi. Sipas tij, kjo qeveri po vazhdon qeverisjen me krimin, drogën dhe vjedhjen. 

"Kjo qeveri që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen, nuk respekton më asnjë lloj norme dhe parimi, institucional në parlament apo jashtë tij. Koha po vjen për një përgjigje të fuqishme popullore, përndryshe unë ju garantoj se demokracia në Shqipëri është në grahmat e fundit të saj. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës, i cili i damkosur dhe i diskredituar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtarë bën gjithçka për të mbajtur pushtetin e tij. Edi Rama me aktet e tij, me vjedhjet monstruoze që ka bërë, aferat e mëdha që është implikuar, aferën McGonigal dhe lidhjet e tij patologjike me Aleksandër Vuçiç është pra një armik i të gjithë shqiptarëve. Ndaj dhe jam këtu, për ti bërë thirrje popullit opozitar të ngrihemi një minutë e më parë kundër këtij regjimi, që nuk respekton, por shkelmon çdo ditë, liritë të drejtat e opozitës dhe qytetarëve në tërësi," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll