Politike

Berisha: Edi Rama faktikisht përjashtoi sot opozitën nga parlamenti, ekzekutoi pluralizmin politik në parlament

Berisha u bëri thirrje opozitarëve që të ngrihen në protesta kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij.

12 Tetor 2023, 17:01 Nga I.A
Berisha: Edi Rama faktikisht përjashtoi sot opozitën nga parlamenti,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një deklaratë pas përfundimit të seancës ku u miratua rezoluta që dënon Serbinë dhe sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, ku u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Gjatë fjalës për gazetarët Berisha tha se, sot Edi Rama ka përjashtoi opozitën nga parlamenti dhe ka vrarë pluralizmin në parlament. Berisha u bëri thirrje opozitarëve që të ngrihen në protesta kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij.

"Pas çaste më parë, shqiptarët panë një akt rrugaçërie të pashembullt në parlamentin shqiptar. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht një njeri i keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama, duke shkelur me të dy këmbët rregulloren e parlamentit, futi në rend të ditës, pas miratimit të rezolutës atë që nuk mund të ndodhte kurrë, sepse në çdo parlament rendi i ditës miratohet në mëngjes dhe në mëngjes ishte vetëm rezoluta për Kosovën. Por në një mënyrë tinëzare, banditeske, e keqpërdorura në shkallë ekstreme që kryeson seancat e parlamentit, futi çështjet themelore, kërkesat e opozitës për komisione hetimor parlamentare dhe vendimin e Edi Ramës për ti përcaktuar opozitës në reformën zgjedhore, AliBashën. Ju e patë vetë se çfarë skene e shëmtuar ishte kjo. Një skenë e tillë mund të ndodhë vetëm në parlamentin e Bjellorusisë. Faktikisht ky është përjashtimi i opozitës nga parlamentit. Faktikisht ky është ekzekutimi i pluralizmit politik në parlament," tha Berisha.

sali berisha seance plenare 12 tetor 2023

Sondazh

Poll