Aktualitet

20-vjeçari mbytet në liqenin e Paskuqanit, familjarët e kërkonin prej 5 ditësh

I riu S.B ishte shpallur në kërkim nga policia pas familjarët kishin kallëzuar largimin e tij nga banesa.

12 Tetor 2023, 15:39 Nga h.k
20-vjeçari mbytet në liqenin e Paskuqanit, familjarët e
Liqeni i Paskuqanit

KAMËZ-Një 20-vjeçar është gjendur në liqenin e Paskuqanit pa shenja jete dhe pa shenja dhuna. I riu Servet Bokçia ishte shpallur në kërkim nga policia pas familjarët kishin kallëzuar largimin e tij nga banesa.

Sipas raportimeve mendohet se 20-vjeçari është vetmbytur. Policia po vijon hetimet për veprimet e mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit G. T.(Q.), 28 vjeç dhe E. Gj., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital.

 

i mbytur ne liqenin e paskuqanit

Sondazh

Poll