Aktualitet

Motomjeti del nga rruga dhe përplaset me trotuarin, vdes 65-vjeçari në Berat

Mësohet se një 65-vjeçar me motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin.

12 Tetor 2023, 15:28 Nga I.A

Motomjeti del nga rruga dhe përplaset me trotuarin, vdes 65-vjeçari

BERAT- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kutalli në Berat. Mësohet se një 65-vjeçar me motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin.

Nga aksidenti, i moshuari ka humbur jetën, ndërkohë që shkaqet e rënies ende nuk dihen. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

aksident ne berat

Sondazh

Poll