Aktualitet

Dhunoi bashkëjetuesen në Vlorë, arrestohet në Rinas i riu britanik, tentoi që të arratisej nga vendi

I riu tentoi që të largohej nga vendi.

12 Tetor 2023, 15:14 Nga I.A

Dhunoi bashkëjetuesen në Vlorë, arrestohet në Rinas i riu

TIRANË- Një i ri britanik është arrestuar në Rinas ditën e sotme për dhunë fizike. Mësohet se 22-vjeçari ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij në Vlorë. I riu tentoi që të largohej nga vendi.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin anglez 22 vjeç, banues në Angli, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Shtetasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në tentativë për të dalë nga vendi. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

rinas

Sondazh

Poll