Politike

“Ka ca këtu tek ne, gjoja patriot”/ Balla nga Kuvendi: Sikur iu hap barku për Kosovën

Ai mbrojti qëndrimin e Kryeministrit dhe theksoi se 24 Shtatori nuk mund të përdoret si instrument për të goditur kryeministrin.

12 Tetor 2023, 14:52 Nga h.k
“Ka ca këtu tek ne, gjoja patriot”/ Balla nga Kuvendi: Sikur iu
Taulant Balla

TIRANË-Taulant Balla, Ministri i Brendshëm ka folur ditën e sotme në seancën e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me diskutimin mbi Kosovën. Balla sulmoi nga foltorja opozitën direkt dhe inderekt në fjalën e tij për “gjoja patriotizëm”.

Ai mbrojti qëndrimin e Kryeministrit dhe theksoi se 24 Shtatori nuk mund të përdoret si instrument për të goditur kryeministrin.

Shqipëria dhe Kuvendi sot dënon ashpër sulmin e 24 shtatorit në Kosovë ky akt është një sulm kriminal dhe është kërcënim për sigurinë me pasoja për Evropën tonë të përbashkët. Vrasja e një efektivi në krye të detyrës e bëri këtë akt edhe më të dënueshëm. Sot po përballen me tentativa për të ndërhyrë një të ardhme të begatë. Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë përmes Ramës është i duhur. Ka ca këtu te ne, gjoja patriot të madhe që nga inati i ditës e përdorin situatën e 24 shtatorit si instrument për të goditur kryeministrin e Shqipërisë. Njëri kishte 10 minuta kohë sulmoi kryeministrin dhe nuk dënoi sulmin. Sikur iu hap barku. Shqipëria e përfaqësuar denjësisht nga qeveria e Ramës ka qenë dhe do të jetë përkrahë Kosovës.Sa më lartë të ngrihet Shqipëria në nivel ndërkombëtar aq më e madhe do jetë mbështetja për Kosovën. Nuk ka qenë kurrë Shqipëria më lart sesa është sot. Orientimi i Kosovës dhe Shqipërisë drejt Perëndimit është e ardhmja për sigurinë. Shqipëria ka qenë dhe është përkrah Kosovës. Kuvendi sot duke e votuar me votë unanime këtë rezolutë tashmë të prezantuar nga kolegia Kodheli është hapi i duhur që duhet të bëjmë”, tha Balla.

seance plenare 12 tetor 2023

Sondazh

Poll