Politike

Rama: Shyqyr që Rrugova iku, nuk pa videot propagandë për tradhtinë e tij pa u kryqëzuar si 'axha' i Vuçiç

Kryeministri u shpreh në Kuvend se mendon shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik.

12 Tetor 2023, 12:10 Nga a.l
Rama: Shyqyr që Rrugova iku, nuk pa videot propagandë për
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama u shpreh në Kuvend se mendon shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Ibrahim Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik. Ai shtoi se Rrugova iku pa u kryqëzuar si 'axha' i Vuçiç dhe nuk pa video propagandë për tradhtinë e tij. 

“E mendoj shpesh sa herë mund të rrotullohet në varr Rrugova kur sheh se si djemtë dhe vajzat e sotme të Prishtinës i bëjnë karshillëk komunitetit euroatlantik. Ndërkohë që ai kom përmes Francës dhe Gjermanisë u ka vënë në tryezë një plan, por nuk arrin ti mbajë dot ulur në tavolinë deri kur të dorëzohet Serbia diplomatikisht në tavolinë. Kush ka interes të ikë nga tavolina, Serbia apo Kosova. Kush ka interes që atë tavolinë ta kapë dhe mos ta lëshojë më Kosova apo Serbia, them me vete shyqyr që iku pa parë ndonjë video propagandistike për tradhtinë e tij, pa u kryqëzuar si axha i Vuçiç”, tha Rama. 

seance plenare 12 tetor 2023

Sondazh

Poll