Politike

"Ai ka axhendë personale ndaj Kosovës"/ Fjalimi i Ramës në Kuvend, Bardhi: Kishte vetëm mllef

Sipas Bardhit, Rama zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.

12 Tetor 2023, 12:08 Nga A.B
"Ai ka axhendë personale ndaj Kosovës"/ Fjalimi i Ramës
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas fjalimit të gjatë të kryeministrit Edi Rama në seancën e sotme plenare. Bardhi thotë se në fjalimin që zgjati më shumë se 1 orë, Rama kishte vetëm mllef ndaj opozitës dhe Kosovës, si tentativë për të nxitur përçarje iracionale të faktorit politik në Kosovë.

Sipas Bardhit, Rama zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.

REAGIMI I BARDHIT:

E paimagjinueshme!

Seanca e sotme ishte për të dënuar sulmin terrorist të Serbisë ndaj Kosovës. Edi Rama në një orë fjalim, asnjë fjalë kundër Serbisë, asnjë reflektim ndaj qëndrimeve të tij kundër interesit kombëtar, por vetëm mllef ndaj opozitës, Kosovës, institucioneve legjitime të Kosovës dhe tentativë për të nxitur përçarje iracionale të faktorit politik në Kosovë.

Fatmirësisht, Kuvendi i Shqipërisë nuk ra në kurthin e tij të përçarjes për çështjet me interes kombëtar, por ka gjetur dakordësinë për të mbështetur pa rezerva Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe për t’u distancuar nga qëndrimi personal i Edi Ramës kundër Kosovës, siç opozita kërkonte prej 2 javëve. Pas përpëlitjes 2 javore PS u tërhoq dhe Kuvendi i Shqipërisë është unifikuar me të gjithë faktorin politik në Kosovë, duke bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe duke kërkuar hetim ndërkombëtar për të.

Kjo shpjegon mllefin ndaj opozitës në Shqipëri, por nuk justifikon dot mungesën e reflektimit që edhe qeveria e Shqipërisë të unifikohet në qëndrime me qeverinë e Kosovës. Në vend të unifikimit dhe mbështetjes ndaj Kosovës, Edi Rama edhe sot zgjodhi të mos fshehë që ka një axhendë personale ndaj Kosovës, që nuk përputhet me interesin kombëtar dhe me interesin e Kosovës e qytetarëve të saj.

edi rama gazment bardhi seance plenare 12 tetor 2023

Sondazh

Poll