Politike

'Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e Evropës në Ballkan'/ Rama: Presidentin serb do e takoj gjithnjë, sepse kjo është në interesin tonë!

Në seancën e sotme në Parlament, ai u shpreh se roli i Shqipërisë është si pjesë e Evropës në Ballkan.

12 Tetor 2023, 12:06 Nga a.l
'Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e
Edi Rama

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama shprehet se do të vazhdojë të takojë presidentin Aleksandër Vuçiç sepse është në interes të Shqipërisë dhe Kosovës që të jenë të angazhuar për paqen. Në seancën e sotme në Parlament, ai u shpreh se roli i Shqipërisë është si pjesë e Evropës në Ballkan.

“Unë presidentin e Serbisë nuk e kam zgjedhur dhe as e kemi zgjedhur ne shqiptarët. Nuk besoj se po ti drejtojmë ndonjë ankesë ne ai do largojë serbët që aty. Ne jemi këtu, ata aty, e ardhmja është këtu dhe ç’kemi bërë në të shkuarën e dimë. Prandaj presidentin serb e kam takuar dhe do e takoj saher ta shoh të nevojshme sepse kështu i shërbej interesit të Shqipërisë dhe Kosovës. Serbia e ka humbur luftën ndaj Kosovës dhe Shqipëria duhet të luajë një rol si pjesë e Evropës në Ballkan. Kosova duhet të ulet krah për krah me Shqipërinë në OKB. Këto po bën asgjë po bën, kush se kupton dot do e kuptojë për nesër", tha Rama. 

sence plenare 12 tetor 2023 edi rama

Sondazh

Poll