Politike

Rama 'thumbon' Kurtin: Rrezikon të humbasë mundësinë për të bërë progres në luftën diplomatike me Serbinë

Rama u shpreh se “të mos e kuptosh këtë do të thotë të mos duash t’ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër”.

12 Tetor 2023, 11:18 Nga A.B
Rama 'thumbon' Kurtin: Rrezikon të humbasë
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Albin Kurtin, teksa shprehet se “për mendtë e kokës, asociacioni është kthyer në litar për këmbët e saj”. Rama u shpreh se “të mos e kuptosh këtë do të thotë të mos duash t'ia dish fare se si duhet hedhur hapi tjetër”.

“Ai asociacion duke mos u bërë është kthyer në litar, i cili për mendtë e kokës, do të shtrëngojë këmbët e republikës së Kosovës, të mos e kuptosh këtë gjë do të thotë të mos duash t'ia dish fare se si duhet të ngrënë. Hapi tjetër, Kosova rrezikon të humbasë mundësinë për të bërë përparim në luftën diplomatike me Serbinë dhe kjo po ndodh për shkak të mosbërjes së asociacionit.

Serbia me asociacionin s'lëviz dot këmbët, këtë e kupton edhe bufi. “I thuaj miqve të mi që të mos e humbasin planin e njohurive franko-gjerman”, më tha Cliton kur erdhi në Shqipëri”, u shpreh Rama.

edi rama seance plenare 12 tetor 2023

Sondazh

Poll