Aktualitet

51-vjeçari gjerman dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjirokastrës

Dyshohet se shtetasi gjerman ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

12 Tetor 2023, 10:57 Nga r.ll
51-vjeçari gjerman dërgohet pa shenja jete në spitalin e
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Mëngjesin e sotëm një 51-vjeçar gjerman është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër. 

Dyshohet se shtetasi gjerman ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër është dërguar pa shenja jete, shtetasi Ch. K., 51 vjeç, banues në Gjermani. Nga verifikimet e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

 

gjrokaster

Sondazh

Poll