Aktualitet

FOTO- Kthehen nga Izraeli edhe 20 shqiptarë të tjerë, udhëtuan përmes një fluturimi nga Greqia

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

12 Tetor 2023, 09:58 Nga A.B
FOTO- Kthehen nga Izraeli edhe 20 shqiptarë të tjerë,
Shqiptaret

TIRANË-20 shqiptarë kanë udhëtuar mëngjesin e sotëm nga Izraeli për në Greqi përmes një fluturimi të linjave ajrore greke, të koordinuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

17 prej tyre pasi kanë mbërritur në Athinë janë nisur drejt Shqipërisë në rrugë tokësore dhe po transportohen për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë, si: Tirana, Gjirokastra, Korça dhe Vlora, nën kujdesin e MEPJ.

FOTO- Kthehen nga Izraeli edhe 20 shqiptarë të tjerë,

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha Ambasadat edhe me ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.

Pak ditë më parë erdhën përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi edhe 11 shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët u larguan nga Izraeli pas sulmit të befasishëm të nisur nga Hamasi./Dosja.al

shqiptaret ne izrael

Sondazh

Poll