Politike

Konsensusi mes PD dhe PS për miratimin e rezolutës së Kosovës, Berisha: Arritje e madhe kombëtare

Berisha e ka konsideruar “arritje të madhe kombëtare” arritjen e konsensusit mes PD dhe PS për miratimin e rezolutës së Kosovës për sulmin në Banjskë më 24 shtator nga një grup serbësh.

12 Tetor 2023, 09:55 Nga A.B
Konsensusi mes PD dhe PS për miratimin e rezolutës së
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar “arritje të madhe kombëtare” arritjen e konsensusit mes PD dhe PS për miratimin e rezolutës së Kosovës për sulmin në Banjskë më 24 shtator nga një grup serbësh.

“Kemi qenë në qëndrime të kundërta për Kosovë. Marrëdhëniet  Shqipërisë me Kosovën duhet të ndërtohen në parimin e mosndërhyrjes në mënyrë kategorike në punët e brendshme. Jemi vëllezër, por dy shtetet të pavarura, Respektimi i vullnetit të zgjedhësve në dy vendet është kusht themelor, por kjo s’ka ndodhur.

Konsensusi është arritje e madhe kombëtare, u ra dakord që të mbështetet plotësisht rezoluta e Kosovës. Këtë prisnim shqiptarët e Kosovës nga Parlamenti i Shqipërisë, plus dy rekomandime të tjera.

Aq sa mund ta merrni vesh çfarë ndodhi me Ballkanin e Hapur, me promotorin e tij. E rëndësishme është të votohet, është akt i rëndësishëm në një moment të rëndësishëm”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll