Aktualitet

VIDEO/ Banorët e Mezhgoranit sërish në protestë, marrin avokat për çështjen e ujit

12 Tetor 2023, 09:39 Nga r.ll
VIDEO/ Banorët e Mezhgoranit sërish në protestë, marrin
foto nga protesta

TEPELENË- Banorët e Mezhgoranit në Tepelenë po protestojnë sërish ditën e sotme kundër projektit të ujësjellësit, i cili po zbatohet nga Bashkia e Tepelenës.

Banorët kanë protestuar edhe ditë më parë ku kanë bllokuar rrugën duke i bërë thirrje bashkisë të tërhiqet, pasi sipas tyre uji i burimit të fshatit do të përdoret nga një resort, i cili po ndërtohet në fshatin Peshtan.

Banorët janë shprehur se pas projektit fshihet dora e gazetarit qeveritar, Mero Baze. Protestuesit kanë marrë edhe një avokat, i cili do të ndjekë çështjen e tyre.

proteste ne tepelene

Sondazh

Poll