Aktualitet

Akuzohet për blerje votash, avokatët kërkuan dorëheqjen e gjyqtares, shtyhet seanca për Fredi Belerin

Avokatët paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në gjyq.

12 Tetor 2023, 09:39 Nga A.B
Akuzohet për blerje votash, avokatët kërkuan dorëheqjen e
Fredi Beleri

TIRANË- Shtyhet për 17 tetor seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Avokatët e tij kërkuan dhe dorëheqjen e një prej anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Deda. Sipas tyre, ajo ka shqyrtuar një kërkesë më herët dhe e e ka rrëzuar.

Gjithashtu ata paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në gjyq.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

/Dosja.al

fredi beleri

Sondazh

Poll