Aktualitet

Nga Lezha deri në Sarandë/ Operacion kundër trafikut të emigrantëve, lëshohen 19 urdhër arreste

Operacioni në fjalë ka të bëjë në goditjen në fushën e trafikimit të paligjshëm të emigrantëve që hynin nga pikat kufitare kryesisht të Greqisë.

12 Tetor 2023, 08:31 Nga A.B
Nga Lezha deri në Sarandë/ Operacion kundër trafikut të
Policia

TIRANË- Operacion i madh nga Policia e Shtetit. Deri më tani, bëhet e ditur se janë rreth 19 urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria. Operacioni në fjalë ka të bëjë në goditjen në fushën e trafikimit të paligjshëm të emigrantëve që hynin nga pikat kufitare kryesisht të Greqisë.

Hetimi ka nisur nga policia e Kavajës pas një vjedhje në një market pak kohë më parë. Rezultoi se personat në fjalë ishin emigrantë të paligjshëm ndërsa janë vënë në përgjim duke çuar edhe në zbulimin e rrjetit të trafikantëve.

Nga ky hetim të arrestuar ka në Kavajë, Lezhë, Lushnje, Tiranë, Sarandë si dhe në Durrës. Në Tiranë mësohet se është arrestur një pronar hoteli, ku dyshohet se i përdorte ambientet për të strehuar emigrantët e paligjshëm. Po ashtu në Tiranë janë arrestuar edhe 3 klandestinë por edhe një person nga Kavaja.

Dje në zonën e Sarandës janë arrestuar një çift bashkëshortësh, pronar të një hoteli. Në Kavajë janë arrestuar mbi 4 persona. Operacioni është në vijim dhe do të ketë detaje të reja lidhur me këtë operacion./Dosja.al

operacion kunder emigranteve

Sondazh

Poll