Aktualitet

E qëllimshme? Përfshihet nga flakët makina e policit në Pogradec

Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht.

12 Tetor 2023, 07:47 Nga A.B
E qëllimshme? Përfshihet nga flakët makina e policit në
Makina

POGRADEC- Përfshihet nga flakët mjeti në pronësi të një efektivi policie. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3, rreth orës 03:00 në qytetin e Pogradecit. Dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).

Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

digjet makina e policit pogradec

Sondazh

Poll