Aktualitet

Operacion antidrogë në Bishan/ Shkon në 4 numri i të arrestuarve, sekuestrohet 300 kg drogë në proces tharjeje

Përveç 4900 bimëve narkotike, është gjetur gjithashtu edhe një sasi prej 300 kg, e cila ishte në proces tharjeje.

12 Tetor 2023, 07:43 Nga A.B
Operacion antidrogë në Bishan/ Shkon në 4 numri i të
Policia

VLORË- Shkon në katër numri i personave të ndaluar për drogën në fshatin Bishan të Vlorës një ditë më parë. Bëhet fjalë për një 18 vjeçar, 40, 61 dhe 69 vjeçar.

Përveç 4900 bimëve narkotike, është gjetur gjithashtu edhe një sasi prej 300 kg, e cila ishte në proces tharjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur edhe 75 fishekë model 56.

Nga policia vijojnë hetimet për këtë ngjarje pasi dyshohet edhe për persona të tjerë të përfshirë. Kujtojmë që aksioni antidrogë u krye një ditë më parë në fshatin Bishan nga policia e Vlorës dhe FNSH./Dosja.al

arrestime ne vlore vlore

Sondazh

Poll