Aktualitet

VIDEO/ Pamje të rënda, momentet kur pacientes i heqin nga barku fashon e harruar tre muaj pas operacionit

Në pamje, duket edhe pastrimi i qelbit të përhapur nga prezenca e fashës brenda trupit.

11 Tetor 2023, 22:32 Nga I.A
VIDEO/ Pamje të rënda, momentet kur pacientes i heqin nga barku fashon
Pamjet

TIRANË- “Inside Story” ka transmetuar momentet tronditëse kur mjekët i heqin fashën e harruar pas operacionit një pacienti te Spitali Hygeia. Në pamje, duket edhe pastrimi i qelbit të përhapur nga prezenca e fashës brenda trupit.

Përmes këtyre provave të pakontestueshme filmike dhe ekzaminimeve mjekësore, gjykata konkludoi në fajësinë e mjekut dhe spitalit privat. Në fund, u vendos një dëmshpërblim prej 3.5 milionë lekë të reja për pacienten nga 6 milionë që ajo kërkoi.

Por, zonja Xhaferraj nuk ka marrë asnjë lekë pasi është refuzuar dhënia e vendimit me ekzekutim të përkohshëm, pra, para se rasti të marrë formën e prerë. Çështja nuk është shqyrtuar ende në Apel, një proces që për shkak të ngarkesës në gjykata mund të zgjasë me vite.

Shpesh herë, pacientët nuk kanë arritur të marrin drejtësinë pasi mund të jenë larguar nga kjo botë.

Marrë nga Top Channel

spitali hygeia

Sondazh

Poll