11 Tetor 2023, 17:51
Nga I.A
Regis Runaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me burgim të përjetshëm Xhuljano Hoxhën. Po ashtu ka dhënë dhe dënimin me 17 vite burg për Euglent Halilin. Këta dy persona janë dënuar për vrasjen e Regis Runajt e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Vrasja e këtyre dy personave ka ndodhur më 20 dhe 29 korrik të vitit 2020.
Hoxha dhe Halili akuzohen se janë përfshirë në 2 vrasje, atë të Emiljano Ramazanit dhe të Regis Runajt të dyja të ndodhura në Elbasan. Mbi Hoxhën dhe Halilin rëndojnë akuzat për vrasjen e Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe të vrasjes së Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të qytetit Elbasan.
Në të dy krimet, ata duke bashkëvepruar dhe me të tjerë persona, janë nën hetim për bashkëpunim si “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”. Për rastin e vrasjes së Runaj, Hoxha dhe Euglen Halili, dyshohet se masakruan me thikë 23-vjeçarin, në afërsi të varrezave të qytetit, duke e qëlluar 27 herë. Ata akuzohen se janë të përfshirë dhe në vrasjen e shokut të Runajt, atë të Emiljano Ramazanit. Financues i vrasjes është Erion Alibej, organizator Nuredin Dumani, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.
xhuljano hoxha emiljano ramazani regis runaj euglent halili
Aktualitet
11 Tetor 2023, 17:35
I.A
TIRANË- Disa detaje të reja kanë dalë në dritë nga thirrja e biznesmenit Julian Morina në SPAK. Gazetarja Klodiana Lala&nbs...
Aktualitet
11 Tetor 2023, 16:33
I.A
Air Albania
TIRANË- Një plan masash janë marrë për të ruajtur rendin në ndeshjen Shqipëri-Çeki. Bllokim...
Aktualitet
11 Tetor 2023, 16:13
I.A
Gjykata e Apelit
TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit për Eduart Lamajn, i cili...
Aktualitet
11 Tetor 2023, 15:26
I.A
Gjykata e Korces
KORÇË- Dy të miturit qeë dhunuar disa ditë më parë një 14-vjeçar me shufra hekuri dh...
Aktualitet
11 Tetor 2023, 14:49
I.A
Kanabis
VLORË- Një aksion antidrogë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë nga policia. Mësohet se nga aksioni janë...
Aktualitet
11 Tetor 2023, 14:24
A.B
Dritan Goxhaj
TIRANË- Gjykata e Apelit vendosi një ditë më parë lirimin nga qelia të ish-ushtarit të UÇK-s&e...
Aktualitet
11 Tetor 2023, 14:15
A.B
Mbledhja
TIRANË- 13 ditë pas hapjes së garës për tre vende vakante në Prokurorinë e Posaçme, SPAK deri më ta...
Aktualitet
11 Tetor 2023, 13:28
h.k
Dritan Goxhaj
TIRANË-Dritan Goxha ish-luftari i UÇK-së ka reaguar ditën e sotme, një ditë pas lirimit të tij nga qeli...
Aktualitet
11 Tetor 2023, 12:39
Dosja.al
Ditën e djeshme, u prezantua botimi i titulluar “Beteja për 20 përqindëshin”, nën autorësinë e profesorit t&eum...
Aktualitet
11 Tetor 2023, 11:59
h.k
Protesta e studentëve
TIRANË-Protestës së Universitetit të Mjekësisë ditën e sotme i janë bashkuar dhe student...