Aktualitet

Vrau 2 biznesmenët në Laç/ Gjykata e Apelit nuk ndryshon vendimin, burg për jetë për Eduart Lamajn

Apeli la në fuqi të njëjtin vendim, njësoj siç bëri dhe për Ilir Lika “Xhepaj” që u dënua me 33 vite burg.

11 Tetor 2023, 16:13 Nga I.A
Vrau 2 biznesmenët në Laç/ Gjykata e Apelit nuk ndryshon
Gjykata e Apelit

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Kurbinit për Eduart Lamajn, i cili është autori i vrasjes së dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Lamaj është dënuar nga Gjykata e Kurbinit me burg përjetë, por e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Apeli la në fuqi të njëjtin vendim, njësoj siç bëri dhe për Ilir Lika “Xhepaj” që u dënua me 33 vite burg.

Kush janë viktimat?

Bujar Lika, personazh i njohur në Laç, ishte një mik i ngushtë i Ervis Martinit dhe Ylli Brahimit. Brahimi gjatë gjithë ditës së ngjarjes, ka qënë nën shoqërinë e Bujar Likës, dhe në gjyqin kundër Lamaj dhe Ilir Likës, Brahimi rezulton të jetë thirur si dëshmitar. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë janë shpallur Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi, të cilët prej dy vite ende nuk janë arrestuar nga policia e Shtetit. Sipas Prokurorisë, motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, por ka dyshime të forta se 4 autorët kanë patur si qëllim grabitjen e biznesmenit Paulin Gjergji, ngjarje që përfundoi më pas në përdorimin e armës, duke qenë se edhe Bujar Lika ka qenë i armatosur. Në dëshminë tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambjentet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.

eduart lamaj ilir lika bujar lika paulin gjergji

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2023, 12:39 Dosja.al

“Beteja për 20 përqindëshin”

Ditën e djeshme, u prezantua botimi i titulluar “Beteja për 20 përqindëshin”, nën autorësinë e profesorit t&eum...