Politike

Përjashtimi i deputetëve/ Debatet në Konferencën e Kryetarëve, deputetët e PD-së: Turp i PS-së për veprimin

Deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj e kanë quajtur vendimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla “të paprecedentë”

11 Tetor 2023, 14:05 Nga h.k
Përjashtimi i deputetëve/ Debatet në Konferencën e
Konferenca e Kryetareve

TIRANË-Diskutime të forta ka patur parditen e sotme gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për përjashtimin e dhjetë deputetëve nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Agron Gjekmarkaj e kanë quajtur vendimin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla “të paprecedentë”

"Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji "Shqipëria që duam" dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni "opozita që duam". Akti ynë ishte simbolik."- tha Gjekmarkaj.

Edhe Tabaku qëndroi në të njëjtën linjë me Gjekamarkaj duke thënë se:

"Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm.  Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste."- tha Tabaku.

konferenca e kryetareve agron gjekmarkaj lindita nikolla jorida tabaku

Sondazh

Poll