10 Tetor 2023, 22:50
Nga I.A
Salvador Kaçaj
TIRANË- Ish-kreu i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj ka dyshime se tentativa për atentat ndaj tij më 14 Maj është organizuar nga kundërshtarët e tij politikë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kaçaj, pretendon se autorët me maska që e kanë kërcënuar me armë ditën e zgjedhjeve, janë frymëzuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Po ashtu ai ka theksuar se për 3 javë me radhë, Rama e ka sulmuar gjatë fushatës elektorale në Lezhë.
Pjesë nga intervista:
Klodiana Lala: PD ka denoncuar çdo incident gjatë zgjedhjeve. Si ka mundësi që ju keni heshtur dhe nuk dolët në një deklarim për të denoncuar këtë atentat të pretenduar ndaj jush dhe a keni denoncuar emra konkretë në prokurori?
Salvador Kaçaj: Kam dhënë konferencë për shtyp në darkë në 14 Maj dhe e kam denoncuar. Djali ka bërë denoncimin dhe në ambasadën amerikane se është shtetas amerikan. Ata ishin me maska, nuk kam si të jap emra.
Blendi Fevziu: Po a ke indicie të tuat? Nuk ka rëndësi emri.
Salvador Kaçaj: Ka qenë dita e zgjedhjeve. Këta njerëz i ka organizuar kryetari i partisë, kryetari i bashkisë, kandidati, këta janë organizatorët e këtij krimi.
Blendi Fevziu: Po pse duhet të ju kërcënonin?
Salvador Kaçaj: Nuk e di a jeni të informuar, 3 javë rresht, kryeministri është marrë vetëm me mua në të gjithë qarkun e Lezhës, në Laç, Milot e në çdo vend ku ka shkuar është marrë vetëm me emrin tim është marrë vetëm me mua, kryeministri i Shqipërisë. Përveç se organizon dhe i përgënjeshtron, pastaj kur kryeministri del një ditë mbrapa dhe flet në atë mënyrë, cila polici do të ketë kurajo për ta hetuar? 3 javë fushatë, kryeministri është marrë vetëm me mua, vetëm me emrin tim, më ka sharë, kërcënuar dhe intimiduar.
Klodiana Lala: Pra, po akuzoni vetëm kryeministrin?
Salvador Kaçaj: Natyrisht, ai është inspiruesi. Ai i ka inspiruar dhe ju ka dhënë zemër për të bërë atë veprim sepse për ta bërë atë veprim duhet goxha guxim dhe mbështetje.
salvador kaçaj edi rama
Politike
10 Tetor 2023, 22:00
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se nga Sali Berisha e ndan shpallja ...
Politike
10 Tetor 2023, 21:39
I.A
Pjerin Ndreu dhe Sali Berisha
LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas videon që publikoi ditën e djeshme kreu i...
Politike
10 Tetor 2023, 21:19
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e ka cilësuar përjashtimin e tij nga PD, me vendim të...
Politike
10 Tetor 2023, 19:00
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se ekonomia në Tiranë sa po vjen e po vështirësoh...
Politike
10 Tetor 2023, 18:17
I.A
OKB
TIRANË- Pas votimit me 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sot pasdite, vendi ynë u zgjodh anët...
Politike
10 Tetor 2023, 16:31
I.A
Kryeministria
TIRANË- Qeveria ka akorduar 51 milion lekë ditën e sotme për përballimin e shpenzimeve të organi...
Politike
10 Tetor 2023, 15:01
r.ll
lefter alla
TIRANË- Ka kaluar për gjykim çështja e ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarëve t&eum...
Politike
10 Tetor 2023, 14:53
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Pas përfundimit të takimit me deputetët e opozitës, Berisha ka dhënë një deklaratë pë...
Politike
10 Tetor 2023, 14:53
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu është përgjigjur Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e "...
Politike
10 Tetor 2023, 14:44
r.ll
Sali Berisha
TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar sot përjashtimin e Bardhit me vendim të Kryesisë...