Politike

“Si do bashkëpunoni me një non grata?”, Bardhi: Ashtu si qeveris Rama! Kjo më ndan nga Berisha, por ai më mirëkupton

I pyetur në emisionin “Open” në News24, se si do të bashkëpunojë me një non-grata, Bardhi tha: Ashtu si bashkëpunon Edi Rama në qeverinë e tij!

10 Tetor 2023, 22:00 Nga I.A
“Si do bashkëpunoni me një non grata?”, Bardhi: Ashtu si
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se nga Sali Berisha e ndan shpallja e tij non grata nga SHBA, por tha se nuk dëshiron që të copëtojë opozitën. I pyetur në emisionin “Open” në News24, se si do të bashkëpunojë me një non-grata, Bardhi tha: Ashtu si bashkëpunon Edi Rama në qeverinë e tij!

“Siç bashkëpunon Rama me non grata e tij në qeveri. Askush prej jush nuk merret me non gratat që qeverisin Shqipërinë, ndërsa mua më thoni shmangni ju, dhe bëjeni copash opozitën se do rrimë peng e një çështje që nuk është e imja. Është një çështje që mua më ndan me Berishën, dhe ai e mirëkupton këtë fakt, sepse vetë e pranon se ajo çështje ekziston dhe është problem i tij me SHBA”, tha Bardhi.

gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll