Politike

Sulmi i serbëve në veri, Bardhi: Kemi hartuar një projekt-rezolutë që përfshin edhe pikat e PS. Të dalim unanimisht në mbrojtje të Kosovës

Bardhi iu drejtua me një thirrje kolegëve socialiste që të heqin dorë nga konfirmimi i qëndrimit të Serbisë dhe të gjithë bashkë të mbështesim Kosovën.

10 Tetor 2023, 14:47 Nga A.B
Sulmi i serbëve në veri, Bardhi: Kemi hartuar një
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se ata kanë krijuar një projekt-rezolutë për të dënuar ngjarjet në veri të Kosovës. Pas përfundimit të takimit të opozitës, Bardhi u shpreh se projekt-rezoluta që kanë krijuar ata, përfshin dhe disa pika nga PS-ja. Bardhi po ashtu iu drejtua me një thirrje kolegëve socialiste që të heqin dorë nga konfirmimi i qëndrimit të Serbisë dhe të gjithë bashkë të mbështesim Kosovën.

"Sot Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka diskutuar për seancën e posçame ku do të diskutohet për situatën në Kosovë. Nuk ka një dakortësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët pasi grupi i PS nuk mbështet rezolutën e parlamentit të Kosovës. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me vullnetin e plotë që e gjithë klasa politike të jetë e unifikuar kemi bërë çdo përpjekje për një rezolutë të përbashkët. I bëj thirrje kolegëve të PS të heqin dorë nga konfirmimi i qëndrimit të Serbisë dhe të gjithë bashkë të mbështesim Kosovën," tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll