Politike

Siguria/ "Përdorët shkopin e gomës brenda partisë", Salianji debat me Gogun: Je pocaqi që nuk ngre dot zërin

Gogu ironizoi kërkesën e Salianjit për sigurinë në vend, duke thënë se kjo kërkesë vjen nga një njeri që përdori shkopin e bejsbollit në partinë e vet.

10 Tetor 2023, 12:26 Nga r.ll
Siguria/ "Përdorët shkopin e gomës brenda
ervin salianji, toni gogu

TIRANË- Seanca e sotme në Komisionin e Sigurisë është shoqëruar me debate të forta. Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe deputetit socialist Toni Gogu kanë debatuar ashpër mes tyre duke lëshuar akuza ndaj njërit-tjetrit.

Gogu ironizoi kërkesën e Salianjit për sigurinë në vend, duke thënë se kjo kërkesë vjen nga një njeri që përdori shkopin e bejsbollit në partinë e vet. Deputeti demokrat iu përgjigj Gogut se ai është i ardhur aty nga krimi dhe është vetëm një pocaqi dhe ushtar që ngre dorën në favor të qeverisë.

PJESË NGA DEBATI:

Toni Gogu: Shqetësimet që kanë brenda partisë tentojnë t’i fusin në qeveri. Këtyre iu rrjedhin të dhënat.

Flamur Noka: Ti ke rrjedhur vetë, jo neve.

Toni GoguKur flasin këto për rend edhe qetësi, kolegu që përmendi sigurinë përdori shkopin e bejsbollit në forcën e tij politike dhe do tani rend edhe qetësi në Shqipëri, ndërkohë që nuk ka durim të dëgjojë kolegun e vet.

Se ça jam unë…

Flamur Noka: Ti je aktor

Toni Gogu: Te Saliu, te Luli, te Gazi te Saliu, tani nuk e dimë se ku do shkoni. Kështuqë shohim rendin e ditës.

Ervin Salianji: E kuptoj dëshpërimin e Partisë Socialiste dhe e kuptoj dhimbjen, po qeshni qeshni se do qeshni mirë. Se çfarë ndodh në Partinë… Shiko (Gogut) mos m’u drejto si gangsterr, se gangsterr nuk bën dot njeri me mua. Tani si gangster ti nuk drejton dot njeri këtu. Ti je jo një ushtar, po ti je pocaqi fare që nuk e ngre dot as gojën as dorën as zërin. Ti je një npocaqi që ke ardhur në parlament vetëm për të ngritur dorën. Ti je një prej njerëzve që ka ardhur këtu me mbështetjen e krimit. Po po të njoh.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së, Ervin Salianji deklaroi se në aksionet policore, për të cilat shprehu rezerva, nuk kapen autorët e vërtetë të krimit. Ai kërkoi që të pranishëm për të dhënë llogari për aksionet e fundit duhet të ishin ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Rrumbullaku.

ervin salianji toni gogu

Sondazh

Poll