Politike

Kërkon të betohet si kryebashkiak/ Fredi Beleri sot në gjyq, e pranishme në seancë edhe ambasadorja greke

Mësohet se në seancë do të jetë i pranishëm dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

10 Tetor 2023, 11:55 Nga r.ll
Kërkon të betohet si kryebashkiak/  Fredi Beleri sot në gjyq, e
ambasadorja greke

DURRËS-Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri do të dalë sot në gjyq ku kërkon të betohet si kryebashkiak. Në ambientet e Gjykatës së Durrësit ka mbërritur dhe ambasadorja greke Kostantina Kamitsi, e cila do të ndjekë seancën. Mësohet se në seancë do të jetë i pranishëm dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama priti ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, i cili ndodhej në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Gerapetritis tha pas takimit se ka një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare” për çështjen Beleri.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar më parë dy rekurset e bëra nga kreu i zgjedhur i bashkisë së Himarës, që qëndron në qeli prej 12 majit. Kolegji Penal vendosi të mos pranojë kundërshtitë e Belerit ndaj arrestit në flagrancë dhe për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.

Për çështjen e Belerit është angazhuar edhe qeveria greke e cila e quan arrestimin e tij të paligjshëm dhe politik. Beleri në një linjë me qeverinë greke ka thënë se po mbahet në burg politikisht dhe se nuk ka folur kurrë për helenizimin e Himarës.

fredi beleri kostantina kamitsi

Sondazh

Poll