Politike

'Justifikohet se janë punët e Kushit'/ Zhupa: Manastirliu i fshihet komisionit parlamentar

Zhupa thotë se Manastirliu është zhdukur dhe nuk pranon që të kryejë as detyrimet që i takojnë, për të dhënë sqarime në lidhje me vitin e ri shkollor, protestat dhe bojkotin e studentëve.

10 Tetor 2023, 09:13 Nga A.B
'Justifikohet se janë punët e Kushit'/ Zhupa: Manastirliu i
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka bërë të ditur se ministrja Ogerta Manastirliu nuk do jetë e pranishme ditën e sotme në komisionin parlamentar. Përmes një reagimi në rrjetin social 'Facebook', Zhupa thotë se Manastirliu është zhdukur dhe nuk pranon që të kryejë as detyrimet që i takojnë, për të dhënë sqarime në lidhje me vitin e ri shkollor, protestat dhe bojkotin e studentëve.

REAGIMI:

Manastirliu i fshihet komisionit parlamentar, nuk pranon të vij në dëgjesën e parashikuar sot në orën 12:00!
Ministria Ogerta Manastirliu shënon një rekord parlamentar për shmangie të detyrave kushtetuese në muajin e parë si ministre arsimi. Asnjë ditë nuk ka folur në kuvend, as për nisjen e vitit të ri shkollor, as të vitit të ri akademik, as për protestat dhe bojkotin e studentëve. Dhe ndryshe nga sa e detyron rregullorja nuk pranon të vij në komision, me justifikimin që janë punët e Evis Kushit dhe nis zv Ministren dhe disa drejtor.

Nëse Ogerta nuk e përballon dot, apo nuk i pëlqen detyra e re mund të jap dorëheqje por detyrimeve kushtetuese të llogaridhënies para kuvendit nuk mund ti anashkaloj.

Kryetarja në detyrë Acka nuk duhet pranoj zhvillimin e një dëgjese pa prezencën e ministres. Opozita nuk mund të bëhet fasadë e vendimeve që merr mazhoranca. Zv.ministra dhe drejtorët mund të shoqërojnë ministren por jo të zëvëndësojnë atë në komision.

Manastirliu të vij të na tregoj vizionin e saj, objektivat, frymën që do sjelli në arsim. A do jenë tenderat pika e fortë si në shëndetësi? A do i bëj prindërit për ilace me menaxhimin e saj? A do i lerë rrugëve studentët e mjekësisë, mjekët tanë të ardhshëm? A do i takoj sindikatat e pedagogëve? Çfarë do bëj për shkollat me dy turne? Cfarë do bëj me rindërtimin? Me vizionin për mësuesit? Këto edhe dhjetra pyetje tjera që ka detyrim të përgjigjet!

ina zhupa ogerta manastirliu

Sondazh

Poll