Politike

"E paralajmëruam se do ndodhte”/ Ambasadorja palestineze: Ndërkombëtarët dështuan të ulnin në bisedime të dy palët

Ditën e shtunë në mëngjes, grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael.

9 Tetor 2023, 15:33 Nga r.ll
"E paralajmëruam se do ndodhte”/ Ambasadorja palestineze:
 Hana A.S. Shawa

TIRANË-Ambasadorja e Palestinës në Shqipëri, Hana A.S. Shawa ka folur lidhur me luftën që po zhvillohet mes Izraelit dhe Palestinës.

Shawa tha se situata aktuale ishte e paraljamëruar si pasojë e mospasjes së një vullneti politik nga komuniteti ndërkombëtar në punimin e një zgjidhje të vërtetë politike.

“Shteti Palestinës e ka theksuar gjithmonë faktin e pamundësisë së perspektivës të paqes. Kjo ka sjellë një situatë shumë të vështirë për ta kontrolluar. Kjo është ajo në të cilën ne jemi tani”, ka thënë ajo për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Muhamed Veliu: Kush është fajtori në këtë situatë?

Ambasadorja Shawa: Palestina është nën pushtimin e Izraelit që prej 1948-tës nisur nga grupet terroriste hebreje duke shkatërruar fshatrat palestineze. Për çfarë po ndodh fajtor është Izraeli që na ka pushtuar. Është vijimi një agresioni në gjithë Palestinën jo vetëm në rripin e Gazës. Ne kemi paralajmëruar gjithmonë se situata do të shpërthente, është e pakthyeshme si pasojë e mospasjes së një vullneti politik nga komuniteti ndërkombëtar në pasjen e një zgjidhje të vërtetë politike. Kjo për të ushtruar presionin e duhur ndaj pushtuesit në uljen në tavolinën e bisedimeve e arritur një marrëveshje ku zgjidhja është pasja e dy shteteve dhe në mënyrë që kjo të zbatohet me Jeruzalemim Lindor si kryeqytet. Dështimi komunitetit ndërkombëtar në arritjen e kësaj çon edhe njëherë tjetër në një situatë si kjo. Civilë të pa mbrojtur po sulmohen në vazhdimësi duke u bombarduar e larguar nga shtëpitë e tyre. Çfarë prisni ju? Ne tu themi mirëserdhët në këtë pushtim. Natyrshëm Jo.

Ditën e shtunë në mëngjes, grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael. Ndërkohë Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ajrore ku dje shpalli edhe zyrtarisht gjendjen e luftës. Nga raportimet e fundit, mësohet se numri i viktimave ka shkuar në mbi 1100, mes tyre 20 fëmijë, 700 izraelitë dhe mbi 400 palestinezë në Gaza. Rreth 2,300 të tjerë janë plagosur në Gaza.

hana a.s shawa konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll