Politike

LUFTA/ Ambasadorja shqiptare në Izrael: Po punojmë për sigurinë dhe largimin e shqiptarëve

Kumbe tha se për ata tani në Izrael janë orë të vështira, por nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e shtetasve, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

8 Tetor 2023, 13:15 Nga r.ll
LUFTA/ Ambasadorja shqiptare në Izrael: Po punojmë për
foto ilustruese

IZRAEL- Ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe ka reaguar lidhur me situatën e shqiptarëve në Izrael. Ajo shprehet nga Tel Avivi se jemi në kontakt të vazhdueshëm me shtetasit nga Shqipëria që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Kumbe tha se për ata tani në Izrael janë orë të vështira, por nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e shtetasve, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

MESAZHI I AMBASADORES:

Unë jam Meri Kumbe, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe aktualisht ndodhen në aeroportin e Tel Aviv. Prej 48 orësh, kam qenë në kontakt me Ministrin e Evropës  dhe Punët e Jashtme z. Hasani dhe përmes Ministrisë dhe stafit të ambasadës jemi në kontakt me shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Izrael për t’i ndihmuar në largimin nga vendi.

Me porosi të Ministrit qe ka vëmendje maksimale për shtetasit tanë, për punonjësit dhe familjarët e ambasadës si edhe për shtetasit nga Kosova, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut.

Janë orë të vështira për ne këtu në Izrael por në emër të qeverisë shqiptare garantoj shtetasit shqiptarë dhe familjet e tyre, që nën drejtimin e Ministrisë tonë të Jashtme dhe autoriteteve izraelite po ndiqen të gjitha procedurat për sigurinë e tyre, gjatë qëndrimit dhe largimit drejt Shqipërisë.

meri kumbe konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll