Politike

Sulmi në Izrael, reagon Rama: E dënoj fuqishëm sulmin terrorist

Rama ka mbështetur Izraelin dhe ka dënuar sulmin e Palestinës, duke i quajtur agresorët terrorist.

7 Tetor 2023, 13:17 Nga h.k
Sulmi në Izrael, reagon Rama: E dënoj fuqishëm sulmin terrorist
Edi Rama

TIRANË-Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme në lidhje me ngjarjet në rripin e Gazës. Rama ka mbështetur Izraelin dhe ka dënuar sulmin e Palestinës, duke i quajtur agresorët terrorist.

Nga ana tjetër Rama shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe përcjellë solidaritetin e tij me ngjarjen. 

Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

konflikti izrael-palestine edi rama

Sondazh

Poll