Politike

Sulmi me raketa i Hamasit në Izrael, ministri i Jashtëm, Hasani: Shqipëria e dënon ashpër

Hasani shkruan se Shqipëria është e vendosur në qëndrimin e saj kundër terrorizmit.

7 Tetor 2023, 10:52 Nga f.i
Sulmi me raketa i Hamasit në Izrael, ministri i Jashtëm, Hasani:
Igli Hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pas sulmit me raketa mëngjesin e sotëm të Izraelit nga grupi militant i Hamasit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se Shqipëria është e vendosur në qëndrimin e saj kundër terrorizmit.

"Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.”- shkruan Hasani.

Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

igli hasani konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll