Politike

"Dialogu e vetmja rrugë drejt paqes"/ Hasani: Serbia të zhvillojë hetim serioz për bandën që sulmoi Kosovën

Hasani u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë për procesin e dialogut është i pandryshuar dhe tha formati i dialogut duhet të zhvillohet si një konferencë ndërkombëtare. Hasani u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë për procesin e dialogut është i pandryshuar dhe tha formati i dialogut duhet të zhvillohet si një konferencë ndërkombëtare.

6 Tetor 2023, 14:12 Nga r.ll
"Dialogu e vetmja rrugë drejt paqes"/ Hasani: Serbia të
igli hasani

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani në konferencën për shtyp me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe komisionerin europian Oliver Varhelyi i ka bërë thirrje Serbisë që të zhvillojë një hetim serioz lidhur me grupin kriminal që sulmoi policinë e Kosovës më 24 shtator. 

Hasani u shpreh se qëndrimi i Shqipërisë për procesin e dialogut është i pandryshuar dhe tha formati i dialogut duhet të zhvillohet si një konferencë ndërkombëtare. Ai tha se dialogu është e vetmja rrugë drejt paqes.

“Ka ndodhur një ngjarje shumë e rëndë, një sulm terr kriminal në veri që kushdo që do mbante këtë detyre do reagonte. Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni me BE dhe SHBA. Ne kemi deklaruara dhe kërkuar publikisht dhe zyrtarisht se formati duhet ngritur në nivelin e një konference me planin franko gjerman si udhërrëfyes,. Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist. Sidomos në situatën e tanishme dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes”, tha Hasani.

igli hasani procesi i berlinit

Sondazh

Poll