Politike

Farsa elektorale/ Berisha: Të gjitha të vërtetat tona janë certifikuar plotësisht nga raporti i OSBE/ODIHR

Berisha tregoi se PD ka përgatitur një libër me 690 faqe, kushtuar farsës elektorale dhe sipas kreut të demokratëve flitet për mbrojtjen e votës.

6 Tetor 2023, 13:03 Nga r.ll
Farsa elektorale/ Berisha: Të gjitha të vërtetat tona janë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për raportin e OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet ku tha se në atë raport janë pasqyruar dhe certifikuar të gjitha të vërtetat dhe faktet e raportuara nga PD.

Berisha tregoi se PD ka përgatitur një libër me 690 faqe, kushtuar farsës elektorale dhe sipas kreut të demokratëve flitet për mbrojtjen e votës.

"Së pari, ne me qytetarët po flasim me të vërteta dhe fakte, të cilat me kënaqësi konstatoj se janë certifikuar plotësisht nga institucioni i pavarur i zgjedhur nga komuniteti ndërkombëtar për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë hapësirën euroatlantike, në të gjithë hapësirën e OSBE-së. Ne vlerësojmë se, çështjet themelore që paraqiten në këtë libër, në respektin më të madh të mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe dënimit të kriminelëve elektoralë, janë pasqyruar në raportin e OSBE/ODIHR. Asgjë nuk bind më shumë se e vërteta njeriun. Sa i përket çështjes së dytë, pa diskutim PD është në një analizë, do të vazhdojë analizën dhe do i përmbahet me përpikmëri statutit të saj. Ne jemi zotuar përpara shqiptarëve se do mbrojmë votën. Mbrojtja e votës është një proces. Ne kemi pasur parasysh qëndrimin tonë, që votën nuk e mbrojmë me armë, por ky raport ndërkombëtar, i cili pasqyron një për një çështjet më themelore të këtij libri të zi, kushtuar farsës elektorale të 14 majit, në 690 faqe të tij, dhe ju garantoj se do ketë një vëllim tjetër, për disa gjëra që do ua bëjmë të ditur më vonë, por janë të gjithë për mbrojtjen e votës. Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton vërtetimin e dhunimit të saj. Procesi i mbrojtjes së votës nënkupton gjetjen e rrugëve për garantimin e votës së lirë. Pra, në këtë kontekst, ne jemi në përputhje me atë që kemi deklaruar. Duart e tyre janë prerë, janë në këtë raport. Duart e zeza janë në këtë raport dhe vazhdon beteja." , tha Berisha.

raporti i osbe/odihr sali berisha

Sondazh

Poll