Politike

"Për shkak të flamurit të Kosovës"/ Daçiç konfirmon se mungoi në foton familjare

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mbledhur në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet me 16 tetor.

6 Tetor 2023, 12:53 Nga r.ll
"Për shkak të flamurit të Kosovës"/
foto ilustruese

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç nuk pranoi të merrte pjesë në foton familjare me të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit që ndodhen sot në Tiranë.

Daçiç tregoi për gazetarët se shkak për këtë është bërë flamuri i Kosovës ne sfond, pas shpinës së ministrave.  

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mbledhur në Tiranë në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet me 16 tetor.

 

ivica daçiç

Sondazh

Poll