Politike

Ministeriali në Tiranë, ministri i Jashtëm serb bojkoton foton familjare, shkak prania e ministres së Kosovës

Në foto është edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që si duket ka ndikuar në zgjedhjen e Dacic për të mos dalë në foto, pas tensioneve në veri të Kosovës.

6 Tetor 2023, 10:57 Nga A.B
Ministeriali në Tiranë, ministri i Jashtëm serb bojkoton foton
Fotoja familjare

TIRANË- Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mbledhur në Tiranë në kuadër të Ministerialit të ministrave të Jashtëm për Procesin e Berlinit. Ministrat janë mbledhur për një foto familjare, siç tashmë është kthyer në një traditë në çdo samit, por njëri prej tyre zgjodhi që ta bojkotojë.

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka zgjedhur që të bojkotojë foton familjare edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE, Oliver Varhelyi dhe ministrja gjermane. Në foto është edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, që si duket ka ndikuar në zgjedhjen e Dacic për të mos dalë në foto, pas tensioneve në veri të Kosovës.

Ministeriali në Tiranë, ministri i Jashtëm serb bojkoton foton

ministeriali ne tirane

Sondazh

Poll