Politike

FOTOLAJM/ Tirana pret sot ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit

Në qendër të takimit është forcimi i bashkëpunimit rajonal, përforcimi i angazhimit për tregun e përbashkët rajonal, 4 liritë themelore agjenda e gjelbër dhe ajo dixhitale.

6 Tetor 2023, 10:42 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Tirana pret sot ministrat e jashtëm të vendeve të
foto nga takimi

TIRANË- Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit janë mbledhur sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryediplomatja gjermane Annalena Baerbock.

Në qendër të takimit është forcimi i bashkëpunimit rajonal, përforcimi i angazhimit për tregun e përbashkët rajonal, 4 liritë themelore agjenda e gjelbër dhe ajo dixhitale.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani priti më herët sot me radhë George Gerapetritis, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Olivér Várhelyi, Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, ministren e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock, ministrin e Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç, ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, njëkohësisht ministri në Detyrë për Punët e Jashtme.

Në ministerial merr pjesë dhe përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria.

procesi i berlinit igli hasani

Sondazh

Poll