Politike

Ministeriali i Ministrave të Jashtëm në Tiranë/ Baerbock: Tensionet në Kosovë vënë në rrezik Procesin e Berlinit

Në qendër të takimit është forcimi i bashkëpunimit rajonal, përforcimi i angazhimit për tregun e përbashkët rajonal, 4 liritë themelore agjenda e gjelbër dhe ajo digjitale.

6 Tetor 2023, 09:42 Nga r.ll
Ministeriali i Ministrave të Jashtëm në Tiranë/ Baerbock:
annalena baerbock

TIRANË- Ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

Në fjalën e saj në pritje të nisjes së samitit, Baerbock ka folur për sulmin serb në Kosovë, ku tha se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vënë në rrezik Procesin e Berlinit.

“Ne jemi këtu në mes te Evropës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt BE. E rëndësishme për ndërlidhjen mes Ballkanit Perendimor dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshje për nderveprimin mes vendeve (sigurie, mbrojtje dhe levizsshmerie). Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit. Jemi në të njejtën linjë me SHBA dhe BE sa i përket tërheqjes se forcave serbe nga veriu i Kosovës. Duhet të tregojmë vendosmëri me të madhe me prezencën e KFOR në komunat me shumica serbe” tha ndër të tjera ajo.

Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi. Në qendër të takimit është forcimi i bashkëpunimit rajonal, përforcimi i angazhimit për tregun e përbashkët rajonal, 4 liritë themelore agjenda e gjelbër dhe ajo dixhitale.

annalena baerbock procesi i berlinit

Sondazh

Poll