Politike

Bardhi: Lindita Nikolla ka marrë përgjgje nga zyra juridike e Kuvendit, Kreu i Grupit të PD-së jam unë

Drejtoria juridik ka thënë: Kjo pikë saktëson mënyrën e zgjedhjes së kryesisë së grupit parlamentar. Në Kuvend duhet të drejtohet vendimi i grupit parlamentar për zgjedhjen e kryetarin.

5 Tetor 2023, 22:23 Nga h.k
Bardhi: Lindita Nikolla ka marrë përgjgje nga zyra juridike e
Gazmend Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka zbuluar në emision përgjgjen e juridike të zyrës ligjore të Kuvendit. Në emisionin “Frontline” në Report Tv ai tha se në vendimin e drejtorisë juridike të Kuvendit bie poshtë pretendimi i deputetit Lulzim Basha.

Bardhi ka publikuar vendimin që bëri sipas tij, Kryetarin e Kuvendit Lindita Nikolla të pranonte se kush realisht ishte kryesues i grupit. 

"Ne nuk presim ta thotë zonja Nikolla. Interesi i saj është ta mbajë këtë çështje sikur ka ndonjë pikëpyetje. Qëndrimi i Nikollës ka qenë i ngjashëm edhe në raste të tjera. Edhe sot ia kam thënë që mos e vazhdo më teatrin që s’e kam opinionin e juristëve të Kuvendit. E para sepse i fyen juristët, ata janë shumë të zotë. Sepse s’duan tre muaj për një opinion. Opinionin e drejtorisë juridike e ka mbi tryezë, i intereson të bëjë sikur e ka. Drejtoria juridik ka thënë: Kjo pikë saktëson mënyrën e zgjedhjes së kryesisë së grupit parlamentar. Në Kuvend duhet të drejtohet vendimi i grupit parlamentar për zgjedhjen e kryetarin. Ne në rregullore e kemi kryetari i grupit zgjidhjet nga mbledhja e të gjithë grupit. Rregullorja në Kuvend duhet të jetë e miratuar nga grupi parlamentar dhe jo nga organet e partisë. Nga 35 deputetë të grupt parlamentar, 28 më kanë zgjedhur mua.  Dhe mua më ka zgjedhur grupi parlamentar i PD-së, deputetët dhe më zgjedh rregulli i funksionimit të kuvendit.  Lindita Nikolla bën sikur se ka dokumentin, se do ta përdorë Bashën si lolo të mazhorancës. I duhet ta kurdisë”, tha Bardhi.

gazmend bardha

Sondazh

Poll