Politike

'Mali i Tiranës'/ Bardhi plas bombën: Kam video kur Basha hyn në garazhin e oligarkut dhe i kërkon falje

 Bardhi madje thotë se Basha i denonconte oligarkët e më pas u kërkonte falje me pretekstin se i bënte për hir të politikës.

5 Tetor 2023, 21:57 Nga h.k
'Mali i Tiranës'/ Bardhi plas bombën: Kam video kur Basha
Gazmend Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi  Kryetari i Grupit të PD-së ka folur mbi takimet e dyshimta të deputetit të PD-së Lulzim Basha. Bardhi ka dhënë detaje në lidhje me zhvillimin në Kuvend me Lulzim Bashën në Frontline, Report Tv, ku e ka akuzuar për bashkëpunim me oligarkët. 

Bardhi madje thotë se Basha i denonconte oligarkët e më pas u kërkonte falje me pretekstin se i bënte për hir të politikës.

Unë nuk kam lidhur aleancë me askënd. Me Edi Ramën s’do jem. Unë jam në aleancë  me gjërat që unë besoj me qytetarët e Republikës. Jam në aleancë vetëm me veten tim. Ti po më thua mua aleancën e kullave ia thashë edhe Bashës. Për Bashën e kam informacionin pasi ka bërë denoncimin dhe e ka çuar në prokurori ka shkuar dhe është lutur në garazhd. Kjo tregon sa i vërtetë është ai. Del ditën e bën akuza kurse natën i shkon në garazhd e thotë është lojë politike. Kur i hyn betejave më mua dua të them se jam  i lirë, nëse dikush shqyen gojën me baltë ndaj meje do të përballet. S’e kam betejë me të, unë shkova të bëj betejë me Ramën. Vjen Lulzim Basha dhe bën betejë me mua. Kam video kur Lulzim Basha hyn nëpër garazhet e oligarkëve”, shtoi ai.

gazmend bardhi

Sondazh

Poll