Politike

Berisha: Rama ka krijuar një regjim bandokraci. Jo e pamundur shkëputja e lidhjeve qeveri-krim

Berisha theksoi se është e vështirë, por nuk është e pamundur shkëputja e lidhjeve qeveri-krim.

5 Tetor 2023, 21:52 Nga I.A
Berisha: Rama ka krijuar një regjim bandokraci. Jo e pamundur
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka krijuar në vend një regjim bandokraci. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Berisha theksoi se është e vështirë, por nuk është e pamundur shkëputja e lidhjeve qeveri-krim.

‘Këtu ka të bëjë me jetën e shqiptarëve. Ka të bëjë me ekzistencën e këtij kombi që po shpërbëhet në mënyrë të tmerrshme. Opozita nuk mund të ndikohet kurrë përveç se nga Kushtetuta dhe ligjet e vendit, të cilat ajo duhet të ngrihet fuqishëm. Ky është një regjim, bandokraci. Në vlerësimin e regjimeve, ky është regjimi më i keq, janë bandokracitë, diktatura e bandave. Është shumë e vështirë, por jo e pamundur për shkëputjen e këtyre lidhjeve, qeveri krim. Po ju tregoj një takimin tim në vitin 2002-2003 në Bruksel me një specialist italian, punonte në Komision, ishte marrë me mafian dhe shërbimet sekrete. Po flisnim për Shqipërinë, më pyeti; a kanë filluar bamirësinë apo jo. Jo për hir të vërtetës i thashë. Jeni mirë më tha, kur të fillojë bamirësia, atëherë do të shikoni se çfarë do hiqni. Por ku e bazoj. E bazon në faktin se edhe në zgjedhjet e fundit, 600 mijë shqiptarë nuk e shitën të drejtën e votës dhe votën, nuk u mposhtën nga bandat e krimit, nuk u trembën. Nuk patën frikën e presionit të madh që bëri administrata te njerëzit, që do të shkarkojë këtë e do të pushoj këtë. Votuan kundër qeverisë.

Për mua këta janë idealistë, sepse këta ishin në kushte të barabarta me ata që nuk dolën të votonin, që e shitën votën. Cili është mendimi im. Mendimi im është se në këta 600 mijë këta idealistë, një pjesë e mirë e tyre do të pranojnë të votojnë për votën e tyre. Se sa për qind do të dalin, kjo do të varet. Në këto 600 mijë që votuan në kushtet më të veçantë, këta besoj unë se një përqindje e tyre është e gatshme të përballet me këtë regjim. Këtu alternativë absolute është largimi nga Shqipëria sot. 84% e shqiptarëve duan të largohen nga Shqipëria, ky është realiteti. Shifrat e karakterit demografik janë dramatike, edhe ato ekonomike janë dramatike. Vërtetë këtu ka rritje ekonomike, por ka polarizim të tmerrshëm’, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll