Politike

Berisha: Lajmi i mirë për Shqipërinë mund të jetë tryeza e parë e bisedimeve me BE-në

erisha tha se lajmi nga BE-ja për Shqipërinë mund të jetë tryeza e parë e bisedimeve.

5 Tetor 2023, 21:40 Nga I.A
Berisha: Lajmi i mirë për Shqipërinë mund të jetë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për integrimin e Shqipërisë në BE. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Berisha tha se lajmi nga BE-ja për Shqipërinë mund të jetë tryeza e parë e bisedimeve.

‘Ukraina ka krijuar, detyruar një rideminsionim të mendimit të zgjerimit dhe në këtë kontekst është se lajmi që mund të jetë, është të nisë puna e tryezës së bisedimeve. Kjo tryezë është tryezë kushtëzimesh dhe në këtë kontekst justifikimi është pothuajse mes asaj që e meriton apo jo, zgjedhin atë që të ulen në tavolinë dhe ti kërkojmë kushte. Procesi i kushtëzimit real fillon pas tryezës. Para disa ditësh lexova që Franca dhe Gjermania po mendojnë për BE-në e disa shpejtësive, dhe kjo pastaj është një situatë krejt tjetër. Nëse shkohet drejt saj BE-ja bëhet me disa orbita dhe ti satelit të një orbite të caktuar. Përsëri në kuadrin e zëra që duhet shpejtuar zgjerimi, ka mundësi që në dhjetor të mbahet tryeza e parë e bisedimeve. Kjo mund të justifikohet me faktin se plotësohen kushtet gjatë negociatave. Mali i Zi ka 12 vite në negociata, Serbia ka më shumë’, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll