Politike

Berisha: Edi Rama kërkon ti caktojë opozitës bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore

Berisha ka deklaruar se ky vendim del jashtë çdo imagjinate dhe përbën atentat vdekjeprurës ndaj pluralizmit politik.

5 Tetor 2023, 21:34 Nga I.A
Berisha: Edi Rama kërkon ti caktojë opozitës bashkëkryetarin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama kërkon që ti emërojë opozitës, bashkëkryetarin e reformës. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Berisha ka deklaruar se ky vendim del jashtë çdo imagjinate dhe përbën atentat vdekjeprurës ndaj pluralizmit politik.

‘Për herë të parë në 32 vit Edi Rama, ka marrë përsipër ti caktojë në reformën zgjedhore e cila për opozitën është më kryesorja, ti caktojë bashkëkryetarin. Vendim ky që del jashtë çdo imagjinate përbën një atentat vdekjeprurës ndaj pluralizmit politik në parlamentin pluralist. Kurrë nuk është imagjinuar që njëra palë ti caktojë bashkëkryetarin e reformës zgjedhore si kësaj radhe. Kanë vendosur të mos pranojnë Oerd Bylykbashin, i cili për hirë të së vërtetës është një nga njohësit më të aftë i të drejtës elektorale dhe duan, sepse pa asnjë lloj shkaku e kanë propozuar të gjithë opozitës, sepse duan të mbajnë Alibashën. Kaq. Edi Rama ka dhënë këtë urdhër, është urdhër direkt i Ramës. E kemi marrë vesh që javën e kaluar se nuk e pranon Rama, Oerdin. Por këtu nuk është punë personi, është një praktikë nëse pranohet apo jo pluralizmi në parlament. Opozita dhe populli opozitar duhet të qartësojë disa probleme me këtë qeveri. Qartësimi i problemeve nuk mund të arrihet pa një lëvizje të fuqishme popullore. Kur opozita ofrohet të marrë pjesë në reformë dhe ti i thua, do të vish por do të të caktojmë kryetarin. Parlamenti është shndërruar në një institucion që nuk ka qenë kurrë në këtë gjendje’, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll