Politike

Komentet për intervistën në Financial Times, Rama: Po shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza, Shqipëria nuk mban iso

Ndërkohë që më tej theksoi se Shqipëria nuk është për të mbajtur iso, për çdo gjë që thuhet.

5 Tetor 2023, 21:11 Nga I.A
Komentet për intervistën në Financial Times, Rama: Po
Edi Rama

SPANJË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u është përgjigjur kritikave që i janë bërë pas intervistës së tij për Financial Times, ku tha se veriu i Kosovës është tokë e askujt. Në një intervistë për RTSH-në, Rama kritikat e shumta që ka marrë i ka quajtur shpërthim të kanaleve të ujërave të zeza. Ndërkohë që më tej theksoi se Shqipëria nuk është për të mbajtur iso, për çdo gjë që thuhet.

"Unë vazhdoj të bëj timen, t'i qëndroj një për një të gjitha bindjeve të mia, sepse nuk janë bindje të krijuara spontanisht, nuk janë bindje që burojnë nga emocione apo erëra që fryjnë në një drejtim apo një drejtim tjetër, nuk janë zjarre që ndizen apo fiken, por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon dhe i marrëdhënies së Shqipërisë me Kosovën, në funksion të së cilës Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë, por Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet në bazë të analizës, që në të drejtën e tyre bëjnë në Prishtinë. Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës dhe për njohjen përfundimtare të Kosovës me zërin e vet. Nga ana tjetër, kam parë po ashtu se si gjithmonë në këto raste shpërthejnë të gjitha kanalet e ujërave të zeza, kinse patriotizmit, që siç thotë ajo fjala 'është streha e fundit e maskarenjve'," deklaroi Rama.

edi rama tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll