Politike

Shtyhet votimi Reformës Zgjedhore, Bardhi: Ka arritur fundit, po përjashtojnë opozitën

Reagimi ka ardhur për shkak se Komisioni i Reformës Zjedhore nuk po përfaqësohet nga opozita reale sipas Bardhit. 

5 Tetor 2023, 19:33 Nga h.k
Shtyhet votimi Reformës Zgjedhore, Bardhi: Ka arritur fundit, po
Gazmend Bardhi

TIRANË-Gazmend Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka reaguar për mediat pas përfundimit të seancës së Kuvendit ditën e sotme. Bardhi u shpreh se mazhoranca po bën përpjekje të asgjesojë opozitën nga çdo institucion. Reagimi ka ardhur për shkak se Komisioni i Reformës Zjedhore nuk po përfaqësohet nga opozita reale sipas Bardhit. 

"Opozita ka të drejtë të caktojë ai përfaqësuesit e vetë në komisionin e reformës zgjedhore. Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore. Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës."

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka shkarkur nga bashkëkryetar të Komisionit Zgjedhor në 19 Shtator Enkelejd Alibeajn dhe i ka propozuar Kuvendit, zëvendësimin e tij me Oerd Bylykbashin. 

kuvendi i shqiperise 5 tetor gazmend bardhi

Sondazh

Poll