Politike

Opozita bllokon foltoren, reforma zgjedhore shkakton përplasje në Kuvend, votimi shtyhet për seancën tjetër

Opozita në kërkesën e saj ka kërkuar që të ndryshohet Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashi

5 Tetor 2023, 20:45 Nga I.A
Opozita bllokon foltoren, reforma zgjedhore shkakton përplasje në
Kuvendi

TIRANË- Refuzimi i mazhorancës për të votuar ndryshimet në reformën zgjedhore ka bërë që në Kuvend të nisin përplasjet mes palëve. Opozita ka kërkuar që të ndryshohen anëtarët në komisionin e reformës zgjedhore. Opozita në kërkesën e saj ka kërkuar që të ndryshohet Enkelejd Alibeaj me Oerd Bylykbashi.

Por refuzimi nga mazhoranca, ka bërë që të ngrihen tensionet në sallën e Kuvendit. Opozita ka bllokuar foltorën dhe podiumin e qeverisë. Ndërkohë që votimi për ndryshimet u shty për seancën e radhës, pas kaosit që u krijua sot.

oerd bylykbashi enkelejd alibeaj seance plenare 5 tetor 2023

Sondazh

Poll