Politike

Bardhi: Të ngrejmë komisionin e reformës zgjedhore, pse e zvarrisni

Bardhi në foltore ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit u vodhën.  

5 Tetor 2023, 20:37 Nga I.A
Bardhi: Të ngrejmë komisionin e reformës zgjedhore, pse e
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar që Kuvendi të ngrejë një komision të posaçëm për reformën zgjedhore. Bardhi në foltore ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit u vodhën. Po ashtu ai ka ngritur pyetje se përse e zvarrisin komisionin për reformën zgjedhore.

"Do të ishte në nder të Kuvendit për secilin deputet që në 2 vite ne ti kishim reflektuar të gjitha shqetësimet e OSBE-së. Fakti që rrëzoi zgjedhjet e 14 majit tregoi shumë, por për ju ekspertët nuk kanë vlerë. Për ju kanë përmirësimi i reformave kriminale që të vidhni zgjedhjet dhe Shqipërinë. Prej 3 javësh kemi dorëzuar në Kuvend, një kërkesë ligjore për të bërë funksional për të bërë një komision për reformën zgjedhore. Po çfarë bëni ju? Pasi e bllokoni për 3 javë, bëni teatër në mëngjes që gjoja jeni në konflikt një koleg i yni, që të vini tani në darkë të na thoni ne që përfaqësuesit e opozitës nuk i caktojmë ne, por këta këtej. Duan të përcaktojnë edhe 9 anëtarët që do përfaqësojnë opozitën. Damiani nuk ka interes të bëhet reforma zgjedhore dhe do që të lihet në harrese, gjë që është lënë edhe nga opozita. Dhe vini këtu dhe bëni teatër," tha Bardhi.

Sondazh

Poll