Politike

Berisha: I bëj thirrje BE-së të ndjekin çdo qindarkë që disbursohet për këtë qeveritarë hajdutë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se çdo qindarkë që disbursohet për këtë qeveri duhet të ndiqet.

5 Tetor 2023, 20:07 Nga I.A
Berisha: I bëj thirrje BE-së të ndjekin çdo qindarkë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të ndjekë dhe hetojë çdo qindarkë që sjell në Shqipëri për investime. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se çdo qindarkë që disbursohet për këtë qeveri duhet të ndiqet.

"Marrëveshja që votohet përbën një grant të Komisionit Europian, dhuratë bujare në totalin e miliarda eurove që ky institucion i dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve nga paratë e taksapaguesve të BE. Në këtë kontekst, është një rast për të shprehur mirënjohje si ndaj Komisionit, është një rast për të shprehur mirënjohje ndaj taksapaguesve të BE. Por është një rast për t’i bërë thirrje KE dhe institucioneve evropiane, të qëndrojnë, të ndjekin çdo qindarkë që disbursohet në këtë vend, mbasi hajdutë si këta qeveritarë, nuk gjendet në Europë, ndoshta edhe në botë. Meqenëse këtu u bë një debat, u fol për rrugë, ura, tani unë jam këtu për t’u thënë shqiptarëve: gjatë 9 viteve, janë investuar në punëra të ndryshme dhe shpenzime, 1.1 trilion lekë. Në kursin e sotëm, 10.1 miliardë euro. 10.1 miliardë euro janë vjedhur në masën nga 50 gjer në 90 përqind," tha Berisha.

sali berisha seance plenare 5 tetor 2023

Sondazh

Poll