Politike

Berisha: Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiç, ka dekurajuar njohjet e Kosovës

Berisha tha se Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiçit dhe nuk ka ndihmuar në shtimin shteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, por përkudrazi ka dekurajuar shtete që e kanë njohur atë.

5 Tetor 2023, 20:05 Nga I.A
Berisha: Rama foli në Spanjë si zëdhënës i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për Kosovën në vizitën e sotme në Spanjë. Duke folur në Kuvend, Berisha tha se Rama foli në Spanjë si zëdhënës i Vuçiçit dhe nuk ka ndihmuar në shtimin shteve që e njohin pavarësinë e Kosovës, por përkudrazi ka dekurajuar shtete që e kanë njohur atë.

"Para së të përfundoj dua të dënoj me forcën më të madhe qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës edhe në Spanjë. Edi Rama, në Spanjë foli si zëdhënës i Vuçiçit. Kemi bërë çdo gjë për Kosovën, për njohje. Një gënjeshtar i paparë. Asnjë njohje, përkundrazi ka dekurajuar njohjet, jo një por disa," tha Berisha.

sali berisha seance plenare 5 tetor 2023

Sondazh

Poll