Politike

Berisha: Alqi Bllakon e liruan për shkak të Erion Hajdutit! Shumë mirë ia bënë Lefterit, që nuk i nxjerr të gjitha

Duke folur nga Kuvendi, Berisha tha se, Bllako u lirua për shkak të Erion Veliajt.

5 Tetor 2023, 19:40 Nga I.A
Berisha: Alqi Bllakon e liruan për shkak të Erion Hajdutit! Shumë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e GJKKO-së për lirimin e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Duke folur nga Kuvendi, Berisha tha se, Bllako u lirua për shkak të Erion Veliajt. Ndërkohë që për dënimin e lefter Kokës, Berisha theksoi se atij ia bënë mirë, për shkak se nuk po i nxjerr të gjitha vjedhjet. 

"Rruga e Kombit, Hani i Hotit dhe Muriqani, sjellin në Shqipëri 55-60 përqind të të gjithë atyre që vijnë vizitorë në këtë vend. I keni ndëshkuar 10 vite me grykën e shishes Thumanë-Fushë Krujë. E keni bërë udhëtimin nga Tirana në Shkodër infernal. Rruga e parë që duhej zgjeruar mbi të gjitha është Lezhë-Shkodër. Përkundrazi! Çfarë keni bërë në Rrugën e Kombit. As edhe një metër linear në segmentin Milot-Rrëshen. Përveç taksës. Po si mund të recitoni këtu? Ju sikur pini drogë. Unë nuk mund të perceptoj njerëz me arsye që mund të flasin në këtë platformë në këtë mënyrë. Të gjitha këto janë të vërteta. Po djegësat? Institucionet ndërkombëtare thonë se 90 përqind janë zhdukur paratë. Ku janë 200 milionë euro të taksapaguesve? Ku janë? A e morët vesh që Alqi Bllakon e liruan? E liruan për shkak të Erion Hajdutit. E liruan për shkak të Erion Veliajt. Sepse ka zbatuar skemën më kriminale 1-miliardëshe. Dhe mirë ia bënë Lefterit, shumë mirë ia bënë, që nuk i nxjerr të gjitha," tha Berisha.

sali berisha alqi bllako seance plenare 5 tetor 2023

Sondazh

Poll